play_arrow
Daors Radio
Kur Tirana digjej flakë nga protesta qytetare, kur policia e pushtetit akuzohej për dhunë barbare ndaj studentëve, kur raportohej se një studenti i ishte thyer këmba gjatë ndërhyrjes policore, kryetari i ripërdredhur i PD-së krihej në Dibër!
Çfarë ironie, çfarë turpi, çfarë kontrasti i neveritshëm politik!😡
🔻Njëri, Kryeministër në detyrë, që për të ruajtur pushtetin përballet me qytetarët përmes forcës policore.
🔻Tjetri, që pret radhën për pushtet, vazhdon të ruajë me fanatizëm sistemin politik që vetë ndihmoi të ndërtohej, një sistem që e ka kthyer pluralizmin në pronë të dy kryetarëve dhe qytetarin në peng të pushtetit.
♦️Njëri mbron karrigen, tjetri ruan radhën!
Njëri përballet me revoltën qytetare, tjetri bën mitingje partiake. Njëri ka pushtetin, tjetri pretendon opozitën, ndërsa qytetarët mbeten përballë një sistemi që nuk u jep as përfaqësim, as shpresë!
Kur studentët kërkojnë të ardhmen, politika merret me të shkuarën. Kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi, kryetarët kërkojnë pushtet.
🛜Dhe pyetja është e thjeshtë:
➖A kemi një mazhorancë dhe një opozitë që përballen për interesin publik, apo dy interesa politike që mbijetojnë brenda të njëjtit sistem?
Sepse demokracia nuk vdes vetëm kur pushteti bëhet arrogant, por edhe kur opozita humbet misionin për ta kontrolluar atë!
Tirana digjet, kurvat politike krihen!
Dhe në fund, vargjet e Migjenit tingëllojnë si një thirrje që nuk e ka humbur aktualitetin:
“O, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzan!”
AGORA
Written by: Daors Media
Copyright Daors Media - Developed by Bledi Orhani