Your dedications
Currently there are no new dedications

Sociale

Shoqëri që e ka humbur moralin:

todayOctober 8, 2026

Background
share close
  • Më bën përshtypje si u katandis shoqëria sot.
  • Morali i shoqërisë është shumë i ulët.
  • Gra e burra që të japin mend e të bëjnë moral i gjen të ngujuar duke parë emisionin “Për’puthen”. Po ku ka moral ai apo ajo që ndjek të tilla emisione? Morali nuk është në atë që thua se je, por në atë që bën e vepron.
  • Nuk më bind se je një njeri që bën e jep leksione morali, kur ti je një hiç, kur ndjek emisione turpi.
  • Por ajo që më shqetëson më shumë është se çfarë po normalizon kjo shoqëri.
  • Si e normalizon një djalë që dhunon një femër?
    Si e normalizon që një burrë shkon me një femër, por femra duhet të duket sikur është ajo që ka moralin për të provuar?
  • Si u katandis shoqëria e shqiptarit të shohë vajza që shfrytëzohen e shiten si prostituta në Europë dhe, në vend që të dënojë atë që i shfrytëzon, të gjykojë vajzën që është viktimë?
  • Si u bënë aq liberalë sa të brohorasin djalin se “deshi vetë vajza”?!
  • Kush është ajo vajzë që do të punojë prostitutë?!
    Kush është ajo vajzë që do të dhunohet e të trajtohet mizorisht nga meshkujt — “se burra nuk i quaj dot”?
  • Si nderohet tutori, një mashkull kur dihet se shiti vajza në Europë?
    Si pranohet në familje, fis e fshat një ndyrësirë i tillë?
    Si mund të shihet me admirim një mashkull pa moral, sikur është i zoti, ndërsa gjyqi i bëhet vajzës që është viktima?
  • Këtu është katandisur morali ynë.
  • Nderi i shqiptarit ishte i lartë e i shenjtë mbi çdo gjë tjetër.
  • Dikur kishte edhe imoralitet e tradhti bashkëshortore. Fëmijët në shtëpinë e fëmijës nuk erdhën nga qielli, por nga lidhje pa kurorë. Kjo ka ndodhur atëherë dhe ka ndodhur në çdo kohë.
  • Por ndryshimi është ky:
  • Imoraliteti i atëhershëm ishte turp. Nuk ishte zotësi. Nuk ishte krenari. Nuk duartrokitej. Nuk bëhej shembull për t’u ndjekur.
  • Kur ndodhte, merrej masa dhe femra largohej nga fshati apo vendi ku jetonte, “ose vritej”, sepse shihej si një njollë e zezë në atë vend dhe duhej bërë shembull, jo që të ndiqej, por që të mos guxonte askush ta bënte.
  • Djali, nëse bënte një vepër të pamoralshme, jo vetëm largohej nga fshati, por edhe vritej, se ishte turpi i fshatit, fisit e shtëpisë.
  • Nuk po them se ajo kohë ishte e drejtë në mënyrën si i trajtonte njerëzit. Por po them diçka tjetër:
  • Nëse atëherë kishte imoralitet, kishte edhe një moral që e dënonte imoralitetin. Sot po humbasim edhe këtë.
  • Nuk krenohej një burrë me një femër që e kishte.
    E ruante veten dhe atë.
  • Jo si meshkujt sot që krenohen se kanë shumë femra, i filmojnë e i postojnë t’i shohë bota.
  • Po familja jote, fisi e njerëzit e tu, kur ju shohin videot që me duart tua i bëtë, si do të ndiheni, o plehra?
  • Si ndihet burrë një që shiti e u mor me prostitucion, apo bën video intime dhe i nxjerr në rrjet?
  • Si arritëm këtu?
  • Si arritëm që ajo që dikur ishte turp, sot të shitet si sukses?
  • Si arritëm që ai që shfrytëzon të admirohet dhe ajo që është viktimë të gjykohet?
  • Si arritëm që imoraliteti të mos fshihet më nga turpi, por të ekspozohet me krenari?
  • Kjo nuk është shoqëri e shëndoshë.
  • Është një shoqëri e sëmurë moralisht.
  • Dhe kot nuk e paska thënë Fishta.
  • Unë po e mbyll me thënien e tij:
  • “Ka me ardhë koha kur shqiptarët kanë me pritë në radhë për me u turpnue.”

Adelina Reçi Perleka:

Written by: Daors Media

Rate it

Similar posts

Sociale

Shoqëri që e ka humbur moralin:

Më bën përshtypje si u katandis shoqëria sot. Morali i shoqërisë është shumë i ulët. Gra e burra që të japin mend e të bëjnë moral i gjen të ngujuar duke parë emisionin “Për’puthen”. Po ku ka moral ai apo ajo që ndjek të tilla emisione? Morali nuk është në […]

todayOctober 8, 2026