Your dedications
Currently there are no new dedications

Aktualitet

NGA WINDOW MEDIA NË DAORS MEDIA:NJË EMËR I RI, NJË IDENTITET ME RRËNJË:

todayOctober 7, 2026 2

Background
share close

Të dashur dëgjues, ndjekës, miq dhe bashkëpunëtorë:
Sot duam të ndajmë me ju një ndryshim të rëndësishëm në rrugëtimin tonë.
Në kuadër të procesit për regjistrimin dhe formalizimin e aktivitetit tonë në Gjermani, emërtimi Window Media nuk u pranua në formën e propozuar, pasi u konsiderua tepër i gjerë për përcaktimin e aktivitetit.
Pas konsultimit me kontabilistin tonë dhe përshtatjes me kërkesat e procesit të regjistrimit:
Vendosëm të mos bënim thjesht një korrigjim teknik të emrit, por të ndërtonim një identitet të ri, të dallueshëm dhe me domethënie.
Nga sot:
WINDOW MEDIA bëhet DAORS MEDIA.
WINDOWRADIO.DE bëhet DAORS RADIO.
PSE “DAORS”?
Emri DAORS nuk është zgjedhur rastësisht.
Ai frymëzohet nga Daorsët (Daorsi), një popullsi e lashtë ilire e njohur në burimet historike.
Qendra e lidhur me ta ishte Daorsoni, në zonën e luginës së Neretvës.
Dëshmitë arkeologjike tregojnë një kulturë të zhvilluar, kontakte të forta me botën helenistike dhe madje prerjen e monedhave të tyre.

Pikërisht kjo lidhje me lashtësinë ilire na tërhoqi te ky emër.
Për ne, DAORS do të përfaqësojë simbolikisht rrënjët, identitetin, kujtesën, komunikimin dhe lidhjen mes së shkuarës dhe së ardhmes.
Nuk pretendojmë se fjala “Daors” përkthehet fjalë për fjalë me këto kuptime:
Ato janë vlerat që ne kemi zgjedhur t’i japim identitetit tonë mediatik.
Duke u frymëzuar nga emri historik.

NDRYSHON EMRI, JO RRUGA JONË:
Ky ndryshim nuk do të thotë se po fillojmë nga zero.
Përkundrazi, gjithçka që kemi ndërtuar vazhdon.
I njëjti ekip. Të njëjtat emisione.
Të njëjtët moderatorë dhe bashkëpunëtorë.
I njëjti angazhim për informacionin, debatin, kulturën, diasporën, sportin, shëndetin dhe teknologjinë.
Ajo që deri dje e njihnit si Window Media dhe WindowRadio.de:
Gradualisht do ta gjeni në të gjitha platformat tona me identitetin:
DAORS MEDIA – DAORS RADIO.
Në ditët në vazhdim do të ndryshojnë emërtimet, logot dhe materialet tona në platformat ku jemi të pranishëm.
Për këtë arsye kërkojmë edhe mirëkuptimin e publikut gjatë periudhës së kalimit nga identiteti i vjetër tek ai i ri.
Por mikrofoni mbetet i njëjti.
Njerëzit mbeten të njëjtët.
Dëshira për t’u rritur mbetet e njëjta.
Dhe publiku që na ka mbështetur deri këtu mbetet arsyeja kryesore përse vazhdojmë.
WINDOW ishte fillimi i një historie.
DAORS do të jetë vazhdimi i saj.
Një emër i ri, me frymëzim nga një histori shumë më e vjetër.

Mirë se vini në DAORS MEDIA.
Mirë se vini në DAORS RADIO.

Stafi Drejtues
DAORS MEDIA – DAORS RADIO 2 link trovati, scorri verso destra per passare al primo link.

Written by: WindowMedia.de

Rate it