Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

Gjekmarkaj me gjak komunisti në damar:

todayJune 27, 2025 13

Background
share close

Opozita me dhëmbë floriri dhe nostalgji për kalbësirat

Unë mendova se tipa si ky – që rregulloi dhëmbët në Francë me lekët e Edi Ramës – do të bënin namin në Kuvend për votën e vjedhur, për drejtësinë e munguar, për popullin që vuan. Po jo! Sa morën mandatin dhe u rehatuan, filluan të propozojnë varre monumentale për kufomat e kalbura të sistemit enverist.
Po pse jo? Të rivarroset edhe lideri juaj shpirtëror, shoku Enver, në një mauzole monumental, apo jo zoti dhembfloriri Gjekmarkaj?

Ngrihuni, pra, e ngrini nga një përmendore për çdo byroist e bllokmen. Herojtë e dhunës, diktaturës dhe internimeve, sipas logjikës tuaj, meritojnë përjetësim!
E ti, që hiqesh si i djathtë, a e di kush i ka shkruar vërtet të gjitha ato vëllime që mbajnë emrin e Enverit? Sigurisht që jo – çfarë të dish ti, o i mbaruar. Komunizmi të buron në damarë. E ndjen në gjak. Nuk është çudi që ke mall për avokatët e fantazmave djallëzore që e sakatuan këtë vend.

Po për Fishtën, atëherë? Kur ishit në pushtet, nuk ju shkoi mendja t’i rindërtonit shtëpinë? Po, ndoshta ju merzitej Ismailit po të merrnit mundimin. Fishta, sipas Kadarese, ishte armik i sistemit, “agjent i Vatikanit dhe i perëndimit”. E pra, për ju, kjo e bën automatikisht të padenjë për nderime.

S’është rastësi që Berisha zgjedh deputetë si ty, Gjek Marku. Jo për të nderuar viktimat, por për të mbajtur gjallë frymën e enverizmit me petk të ri. Ju duhen vetëm nostalgjikë që s’lënë gjë pa bërë, madje edhe dhëmbët i rregullojnë me taksat e shqiptarëve në Paris.

Tani zihen për Avokatin e Popullit… Po ç’kishit, more, me zonjën Ballanka? E caktoi Luli dhe Berisha, e mbajti 6 vjet, e s’la rast pa e mbytur me retorikë. S’po i linte gjë avokatimit të njerëzve të thjeshtë.
Jeni opozita më fantastike që ka parë ndonjëherë ky vend…

“Gjekmarkaj në Kuvend: Kadaresë t’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare.”

NgaPerparim Hasa

Written by: Daors Media

Rate it