Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

Të lexohet vetëm nga militantët e verbër të partive

todayNovember 2, 2026 6

Background
share close

Nga Hysni Gurra:

A e kanë parë militantët e PS-së se miliarderë, falë verbërisë së tyre për partinë, janë bërë të gjithë ata që e kanë luftuar partinë e tyre brinjë më brinjë?

Kjo gjë vlen edhe për PD-në, edhe pse nuk është në pushtet. Militantët mishërohen në liderin e tyre, po nuk është se e gjejnë veten të përfaqësuar në shumë të tjerë.

Po hajde kalojmë te partitë e reja me natyrë proletare. A nuk e shohin militantët e partisë së Qorit që, edhe një herë që u përfaqësuan në parlament, nuk u përfaqësuan as nga ndonjë punëtor i dalluar miniere, nafte apo fasoni, por u përfaqësuan nga një biznesmen?

Po të doni, vazhdojmë me partinë tjetër “ultra” të djathtë të Shehajt. Përveç pronarit të partisë, që është Shehaj dhe plotëson edhe kushtet për nga pasuria, deputeti tjetër nuk është një biznesmen i ndershëm e i suksesshëm, por është shoku i kryetarit të partisë. Kaq përfaqëson.

Pra, a e shohin militantët e verbër se në partitë e tyre vlerësohet më shumë ai që ia ka bërë nënën partisë kurdo që ka pasur mundësi, që e ka tradhtuar sa herë ka dashur, i ka hapur varrin partisë sa herë ka mundur dhe përsëri është në ballë të përfaqësimit?

Dhe ata, militantët, shahen e pështyhen me njerëzit për partinë dhe nuk fitojnë asgjë. Shpërfillen, tallen, trajtohen si idiotë që thjesht duhet të kacafyten për partinë, që kjo e fundit të përfaqësohet me llumin e shoqërisë dhe jo me shpirtin e militantit.

Nëse nuk e kuptojnë këtë, le të lexojnë ngjarjet e fundit dhe le të mendojnë: jemi në vitin 2026. Është rritur dhe ka dalë në shesh një brez që nuk është fenomen që zgjat 1–2 muaj apo 1–2 vjet. Ky do të jetë një brez fenomenal.

Ata prandaj janë vetëm sot në shesh. Prandaj nuk ka masivitet në protesta, sepse militantët kanë mbetur të shtangur, të frikësuar nga ky brez . Nuk po kuptojnë çfarë po ndodh për shkak të trushpërlarjes. Por një gjë duhet ta kuptojnë: nëse nuk i hapin sytë, nëse nuk reflektojnë, këtij brezi do t’i zgjasë pak koha, por do t’i bëjë ata të duken si rraqe të vjetra. Jo për nga mosha, se trushpërlarë mund të jetë edhe një 30–40-vjeçar, por për nga mendësia.

Nëse militantët nuk reflektojnë dhe nuk i bëjnë partitë e tyre të reflektojnë, kanë për t’i treguar me gisht fëmijët.

Një i ri i një familjeje socialiste nuk është idiot që të mos kuptojë se, falë verbërisë së prindërve të tij, janë bërë milionerë Veliajt, Ballukët, Zegjinët, Sarat, Taulantat, Braçet etj.

Written by: Daors Media

Rate it