play_arrow
Daors Radio
Kujtesën më të mirë që ekziston e ka Toka. Ajo nuk mban shënime për atë që ke, por për mënyrën se si ecën.
Dëgjo, vëlla!
Toka i pranon të gjithë në mënyrë të barabartë. Zjarri ngroh duart e të mençurve dhe duart e fëmijës, pa dallim.
Kjo është arsyeja pse përulësia nuk do të thotë t’i bësh keq vetes, por do të thotë të kujtosh nga vjen dhe ku po shkon, do të thotë të dish se ajo që ke sot është e përkohshme, do të thotë se vlera jote e vërtetë nuk mund të mbahet në një portofol apo në një llogari.
Personi i thjeshtë ecën lehtë, sepse nuk mban barrën e të provuarit të asgjëje. Ai mund të dëgjojë, mund të mësojë, mund të kërkojë falje. Dhe kush vazhdon të mësojë, vazhdon të rritet, si pema që nuk pushon kurrë së lëshuari rrënjë.
Përshëndetni pastruesin e rrugëve me të njëjtin respekt që përshëndetni drejtorin e kompanisë. Falënderoni për ushqimin tuaj, duke menduar për të gjitha duart që e krijuan atë. Secilin shikojeni si të jetë një fëmijë tjetër i nënës tuaj.
Sepse madhështia e vërtetë nuk matet nga sa lart ngjitesh, por nga mënyra se si i trajton ata që ecin pranë teje.
Toka na mban të gjithëve. Le ta nderojmë atë duke ecur me respekt.
Në shqip: B. Karabolli
Written by: Daors Media
Copyright Daors Media - Developed by Bledi Orhani