Your dedications
Currently there are no new dedications

Politikë

Joseph Dedvukaj refuzon postin e konsullit në Michigan, kërkon dorëheqjen e Ramës

todayOctober 22, 2026 6

Background
share close

Avokati shqiptaro-amerikan Joseph Dedvukaj ka refuzuar propozimin për të marrë një detyrë konsullore në Michigan, SHBA, të cilën, sipas tij, ia kishte bërë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Miçigan më 20 shtator 2026. Në një letër të hapur drejtuar kreut të qeverisë Dedvukaj kërkon dorëheqjen e Ramës dhe propozon krijimin e një kabineti të ri me profesionistë jopartiakë.

Në letrën publike, avokati shprehet se e vlerëson propozimin, por ka zgjedhur të mos marrë një funksion zyrtar, duke preferuar të shprehet si qytetar për situatën politike dhe shoqërore në Shqipëri.
Dedvukaj dënon dhunën gjatë protestave dhe thekson se shkatërrimi i pronës apo sulmet ndaj policisë nuk përbëjnë mandat demokratik për largimin e një qeverie. Ai vlerëson se vota e më shumë se 856 mijë qytetarëve që mbështetën Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të majit 2025 duhet respektuar.
Megjithatë, sipas tij, pretendimet për korrupsion në nivele të larta, shqetësimet e studentëve për kushtet e arsimit të lartë dhe raportimet për përdorim të paligjshëm të forcës nga policia kërkojnë hetime të pavarura dhe përgjigje konkrete nga institucionet.
Në letrën e tij, Dedvukaj i kërkon Ramës të japë dorëheqjen, duke e paraqitur këtë si një

Written by: Daors Media

Rate it