Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

Përplasja mes ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe Top Channel është rikthyer në vëmendje pas një tjetër puntate të emisionit investigativ “Fiks Fare”, ku u trajtua çështja e tenderit për tunelin e Llogorasë dhe hetimi i SPAK.

todayOctober 8, 2026 10

Background
share close

Në emision u publikua dëshmia e Zaim Krasniqit, babait të Mirzeta Kashnicës, punonjëses së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një prej anëtareve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e tunelit.

Sipas SPAK, Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, dyshohet se ka ndjekur dhe orientuar procedurën e tenderit nga faza përgatitore deri në lidhjen e kontratës. Krahas saj, pesë anëtarë të komisionit, mes tyre Mirzeta Kashnica, janë marrë të pandehur për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Hetimi lidhet me procedurën e dytë të tenderimit për tunelin e Llogorasë. Në tenderin e parë, të zhvilluar në dhjetor 2020, morën pjesë gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa procedura u anulua disa muaj më vonë. Në qershor 2021 u zhvillua një tender i ri, ku fitues u shpall bashkimi i kompanive turke “Intekar” dhe “ASL”.

SPAK pretendon se fituesi ishte paracaktuar dhe se kompanisë fituese iu krijuan avantazhe të padrejta gjatë procedurës. Këto janë pretendime që do të duhet të vlerësohen nga drejtësia.

Në dëshminë e saj të përmendur në material, Mirzeta Kashnica ka deklaruar se gjatë procedurës së parë ajo kishte vlerësuar se oferta e “Gjoka Konstruksion” përmbushte kriteret dhe duhej të shpallej fituese. Ajo ka pretenduar gjithashtu se më pas është përballur me presione lidhur me qëndrimin e saj dhe firmosjen e dokumenteve.

Babai i saj, gjatë intervistës për “Fiks Fare”, foli edhe për situatën e vështirë familjare dhe për pretendimet e tij mbi presionet ndaj së bijës. Ai deklaroi se Mirzeta kishte refuzuar të firmoste dokumente që, sipas tij, nuk i konsideronte të rregullta dhe se më vonë kishte vendosur të bashkëpunonte me SPAK.
Sipas dëshmisë së babait, Mirzeta i është drejtuar drejtuesit të SPAK-ut dhe ka paraqitur pretendimet e saj për presione./Lapsi.al

Written by: WindowMedia.de

Rate it