Your dedications
Currently there are no new dedications

Rajon

E dhimbshme, por e vërtetë: në këtë Republikë ka njerëz që po e duan më shumë krizën sesa Kosovën.

todayOctober 8, 2026 5

Background
share close

Për disa minuta vonesë të një procesi institucional, disa “analistë” e “ekspertë” që gjithmonë e kanë fjalën e parë për të keqen, po përpiqen ta shesin stabilitetin si krizë, zgjidhjen si problem dhe vullnetin politik si “jokushtetutshmëri”.

Çfarë ironie!

Kur Kosova është në krizë, thonë: “Pse nuk po e zgjidhni?”
Kur kriza zgjidhet, thonë: “Pse po e zgjidhni kështu?”

Kur institucionet nuk funksionojnë, ankohen për bllokadën.
Kur institucionet funksionojnë, kërkojnë një arsye tjetër për ta kthyer vendin në bllokadë.

Kjo nuk është më kritikë. Kjo është një dëshirë e rrezikshme për ta parë Kosovën gjithmonë në krizë.

Me zgjedhjen e Presidentes, Kosova mori frymë. U hap një derë që dukej e mbyllur. U dha një sinjal se Republika mund t’i tejkalojë ngërçet politike dhe të ecë përpara.

Populli e ndjeu atë. Populli u gëzua.

E tash, në vend që të gëzohen që vendi doli nga ky ngërç, disa po bëjnë gjithçka që atë gëzim ta kthejnë në frikë, dyshim e pasiguri.

Kosova ka kaluar luftë, okupim, sakrifica e dekada të tëra pritjeje për ta pasur një shtet të vetin. Nuk kemi luksin ta trajtojmë Republikën si një lojë televizive ku çdo hap përpara duhet patjetër të shpallet katastrofë.

Kush ka vërejtje kushtetuese, le t’i paraqesë me argumente dhe në institucionet përkatëse. Por askush nuk ka të drejtë ta ushqejë këtë popull me krizë vetëm pse nuk i pëlqen që vendi po ecën përpara.

Mjaft më me politikën e të keqes!

Kosovës nuk i duhen njerëz që ushqehen me kaos.
Kosovës i duhen njerëz që ndërtojnë, bashkojnë dhe japin shpresë.

Dhe atyre që çdo lajm të mirë duan ta kthejnë në lajm të keq, ua them troç:

Mos e doni aq shumë krizën sa ta harroni Kosovën!

Sepse Kosova nuk është pronë e asnjë partie, analisti apo grupi politik.

Kosova është e popullit. Dhe populli e meriton stabilitetin, jo frikën; shpresën, jo kaosin; të ardhmen, jo kthimin prapa.

Por kot e kanë!

Sepse kjo Kosovë ka burra që në momentet vendimtare, veprojnë për ta ruajtur shtetin dhe popullin e tij nga një e keqe e frikshme që vetëm armiqtë tanë e dëshirojnë!

Prandaj kot e kanë këta banalistë që mundohen stabilitetin ta kthejnë në destabilitet, gëzimin në frikë dhe zgjidhjen në krizë.

Kush e do Kosovën, gëzohet kur Kosova fiton.
Kush e do krizën, kërkon arsye edhe kur Kosova merr frymë.

E Kosova sot po merr frymë. Dhe do të vazhdojë të ecë përpara.

Urime Presidente Justina Shiroka Pula!
Urime të gjithë atdhedashësve!
Na priftë e mbara bashkë!
Zoti e bekoftë Kosoven dhe qytetarët e saj, kudo që janë!

Agim Bahtiri:

Written by: Daors Media

Rate it