Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

E vërteta përballë mashtrimit!

todayAugust 8, 2026 8

Background
share close

Të gënjesh vazdimisht nuk ka për qëllim që njerëzi të besojnë gënjeshtrën, por të garantosh që askush të mos besojë më në asgjë. Një popull që nuk është më në gjendje që të dallojë të vërtetën nga mashtrimi, nuk është në gjendje as të bëjë dallimin mes të mirës dhe të keqes. Një popull i tillë, i privuar nga fuqia për të menduar dhe arsyetuar, është, qa e ditur dhe pa e dashur, krejtësisht i nënshtruar ndaj pushtetit të mashtrimit. Me njerëz të tillë mund të bësh çfarë të duash…

Po i vjedh këto fjalë të Annah Ahrendt për të përshkruar situatën ku ndodhet fatkeqësisht shoqëria shqiptare. Prej më shumë se 80 vite, në Shqipëri, pushteti, më sakt pushteti i mashtrimit, ka punuar pareshtur që të vrasë fuqinë më të madhe të njeriut, atë që e bën individin realisht të lirë, ka punuar për të vrarë fuqinë e arsyetimit. Për pasojë sot gjendemi në një Shqipëri që nuk është në gjendje të bëjë dallimin mes gënjeshtrës dhe mashtrimit dhe sikurse thotë Ahrendt, për pasojë nuk është në gjendje të bëjë dallimin mes të mirës dhe të keqes. Etaloni matës i vërtetësisë së një fakti, në mungesë të arsyetimit, janë bërë faktorë të jashtëm që vetëm me arsyen nuk kanë lidhje. Faktorë si sasia, vlerat materiale, app shkëlqimi i lëpirjes përballë meritës, këta faktorë përcaktojnë edhe të vërtetën ose të gabuarën. Ky është kurthi tragjik që mjeshtërit e regjimit kanë futur shoqërinë shqiptare. Njerëzit dëgjojnë, por fjalët marrin peshë dhe vërtetësi nëse lidhen me sasinë, me shkëlqimin e prozhektorëve… nuk ka rëndësi nëse koha i jep të drejtë paralajmërimeve dhe analizave intelektuale, nuk ka rëndësi nëse arsyetimi qëndron, e rëndësishme është sasia, shkëlqimi. Në këtë situatë shohim një shoqëri që në nivel kapilar, indivdual, si në jetën publike dhe atë private të vlerësojë dhe të hidhet në krahët e të keqes, pa qenë në gjendje që të bëjnë dallimin mes të mirës dhe të keqes, sepse në mes është sasia, shkëlqimi, por aspak arsyeja.

Këtu fillon epopeja e LRE-RINISJA, si një sfidë njerëzore, jetësore dhe intelektuale për të ndryshuar këtë tendencë që po baltëzon jetën e shoqërisë, ku shfaqjen më të fuqishme e ka tek të rinjtë të cilët nuk janë aspak në gjendje që ta bëjnë këtë dallim. Për ta çdo gjë është e pranueshme për sa kohë që ofron sasi dhe shkëlqim. Prindërit, që mbyllin sytë të dorëzuar nga mungesa, shoqëria që nuk shikon dot përtej për shkak të shkëlqimit, njësoj siç ndodh me insektet që vijnë natën rreth shkëlqimit verbues të dritave të rrugës dhe nuk shohin më dritën natyrale të hënës. Rezultati në fund është i pamëshirshëm dhe fatal.

21 Gushti vjen si dëshmi e këtij grupi njerëzish, si kontrasti mes të vërtetës që mbahet e mbuluar nga prozhektorët vezullues dhe sasitë përreth. E vërtrta nuk ka nevojë as për sasinë, as për shkëlqimin sepse ajo është. Pyetja që ngrihet për qytetarin shqiptar: Ti a je për të vërtetën, a je për një kthesë drastike tek e mira? Apo do të vazhdojmë drejt rrënimit të pandalshëm duke vrapuar gjithnjë e më shumë drejt të keqes për sasi dhe shkëqlim por duke humbur veten në drejtim të një rruge me fund tragjik (këtë na e mëson vetë historia e njerëzimit).
21 Gusht LRE-RINISJA në orën 18:00 do të jetë në Sheshin Skënderbe për të dëshmuar se qëndron, se është më e vërtetë se kurrë.

Shkruan Gent Sinani:

Written by: WindowMedia.de

Rate it