Your dedications
Currently there are no new dedications

Politikë

💥 Rama sfidon protestuesit: “Dorëheqja ime nuk varet nga sorrat e korbat, por nga 800 mijë shqiptarët!”

todayJuly 26, 2026 27

Background
share close

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një mesazh të gjatë dhe me tone të forta politike pas debatit të ndezur që pasoi deklaratat e tij për protestën e quajtur simbolikisht “Bulevardi i Flamingove”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u është përgjigjur kritikëve, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për të hyrë në negociata apo dialog me grupet që kërkojnë dorëheqjen e tij, pasi – sipas tij – mandati që ushtron buron nga vota e qytetarëve dhe jo nga presioni i protestave.

Në reagimin e tij, Rama përdor një gjuhë të fortë figurative, duke bërë dallimin mes asaj që ai e quan “flamingot”, qytetarët që sipas tij përfaqësojnë shumicën dhe frymën demokratike, dhe “sorrave e korbave”, një metaforë që përdor për kundërshtarët politikë dhe protestuesit më të ashpër. Kryeministri shprehet se nuk ka asnjë kontratë politike me ata që kërkojnë largimin e tij, por vetëm me qindra mijëra shqiptarë që, sipas tij, i kanë besuar drejtimin e vendit përmes votës.

Deklarata e tij pritet të ndezë edhe më tej debatin politik në vend, pasi vjen në një klimë të tensionuar mes mazhorancës dhe opozitës, ku protestat, akuzat reciproke dhe retorika e ashpër kanë dominuar skenën publike gjatë javëve të fundit. Në mesazhin e tij, Rama thekson se demokracia garanton të drejtën e protestës për të gjithë, por nënvizon se qeverisja nuk përcaktohet nga presioni i rrugës, por nga kontrata që ai thotë se ka nënshkruar me qytetarët përmes zgjedhjeve.

Më poshtë vijon shkrimi i Kryeministrit Rama:

👉 Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a nga të panjohur, muhabete sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar mbrëmjeve edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:

Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, “s’japin besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh🤡

AsnjĂ« prej tyre s’mĂ« ka dhĂ«nĂ« votĂ«. Me asnjĂ« prej tyre s’kam kontratĂ«. PĂ«r asnjĂ« prej tyre dhe as pĂ«r tĂ« tĂ«rĂ« ata bashkĂ«, s’mĂ« ka shkuar asnjĂ«herĂ« ndĂ«rmend tĂ« prish kontratĂ«n me 800 mijĂ« shqiptarĂ« – ndĂ«r tĂ« cilĂ«t edhe plot flamingo❤️

Fjala ime ishte për mësimet që mora nga Bulevardi i Flamingove dhe i drejtohej atyre, flamingove, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard për të sharë në kor apo çdo ditë parlamentare rrotull Kuvendit për të hedhur vezët e urrejtjes së tyre👺

Në fjalën time sorrat e korbat ishin pjesë, sepse ishin ana e errët dhe e pandashme e asaj proteste, po jo se kanë ndonjë pjesë në detyrimet e nxjerra prej mësimeve nga Bulevardi i Flamingove🤷🏻‍♂️

Kështu që sorrat dhe korbat as mos të lodhen hiç duke refuzuar BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta. Po deshën as të mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta pavarësisht se na ndajnë drita me errësirën. Dhe demokracia me të drejtat e veta, përfshirë edhe protestën, funksionon njësoj për të gjithë në këtë vend që ata e quajnë “diktaturë”🤡

Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike🇦🇱🤝🇪🇺

Written by: Daors Media

Rate it