Your dedications
Currently there are no new dedications

Politikë

Neomalësoria nga politikane po kthehet qesharake!

todayJune 19, 2026 26

Background
share close

Pas paralajmërimit se do të shkatërronte Bajrat, Marjana Koçeku i kthehet estetikës dhe godet Palasën

Vetëm një ditë pasi paralajmëroi se, nëse fisi Bajri do të prekte familjen e saj, ajo do t’i shkatërronte, deputetja Marjana Koçeku ka zhvendosur vëmendjen nga konfliktet e Shkodrës tek arkitektura e jugut.

E larguar tashmë nga grupi parlamentar socialist, Koçeku publikoi në Facebook një foto ajrore të kompleksit të vilave në Palasë, të shoqëruar me komentin: “N’rast se s’punon gPS-ja, si e njeh cila asht shpia jote: janë tana njisoj.”

Me një fjali të vetme, deputetja shkodrane ironizoi uniformitetin e vilave, duke dëshmuar se, përtej përplasjeve politike, ka zhvilluar edhe një sens të mprehtë për estetikën.

Kështu, pas paralajmërimeve ndaj Bajrave, deputetja që braktisi grupin parlamentar të PS-së ka kaluar nga lufta me fiset tek lufta me monotoninë arkitekturore, duke treguar se në Facebook arsenali i saj shtrihet nga krimi i organizuar deri te vilat “që janë tana njisoj”.

Written by: WindowMedia.de

Rate it