Your dedications
Currently there are no new dedications

Botë

Ekipet palestineze të mbrojtjes civile, gjatë gërrmimit të varrezave masive në Spitalin Nasser në Khan Younis, kanë bërë një zbulim që ka tronditur vëzhguesit ndërkombëtarë:

todayMay 26, 2026 14

Background
share close

Mes qindra trupave të dekompozuar të nxjerrë, shpëtimtarët gjetën mbetje të fëmijëve dhe foshnjave me duart e lidhura me lidhëse plastike.
Mbi 390 trupa u nxorën nga tre lokacione të ndara varrezash brenda kompleksit të spitalit, pas tërheqjes së forcave izraelite në prill të vitit 2024.

Zyrtarët e Mbrojtjes Civile raportuan plagë nga armë zjarri në kokë, pacientë të varrosur ende me rrobat e spitalit dhe me kanila intravenoze ende në lëkurë, si dhe shenja që përputhen me ekzekutime në terren. Shefi i provave në Mbrojtjen Civile, Dr. Muhammad Al-Mughair, konfirmoi se 78 nga trupat e gjetur ishin të fëmijëve.

Organizata Euro-Med Human Rights Monitor me seli në Gjenevë ka dokumentuar mbi 130 lokacione varrezash masive në gjithë Gazën që nga tetori i vitit 2023, përfshirë oborre spitalesh, shkolla, xhami dhe lagje banimi.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i përshkroi gjetjet si “tronditëse”, duke kërkuar që hetuesve të pavarur ndërkombëtarë t’u lejohet qasje e menjëhershme dhe e papenguar në të gjitha vendet. Këshilli i Sigurimit i OKB-së më pas publikoi një deklaratë zyrtare ku kërkoi hetime gjithëpërfshirëse dhe transparente mbi rrethanat që Këshilli i cilësoi si shkelje të mundshme të së drejtës ndërkombëtare.

Deri më tani, asnjë hetim i pavarur mjeko-ligjor nuk është lejuar të hyjë në Gaza.

Written by: administratori

Rate it