Your dedications
Currently there are no new dedications

Sociale

SHQIPËTARI NGA MALISHEVA BËHET HERO NË ITALI:

todayNovember 24, 2025 8

Background
share close

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Treviso të Italisë, ku një ndërtesë shumëkatëshe në zonën e Via Pisa u përfshi nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët. Por mes kaosit, një shqiptar nga Kosova u shndërrua në hero.

Bëhet fjalë për Albion Berishën, një të ri nga Malisheva, i cili po kthehej në shtëpi kur vuri re flakë që dilnin nga dritarja e apartamentit në Tower House. Pa hezituar, ai njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës duke u thënë: “Ejani menjëherë”.

Por këtu nuk u ndal. Albion Berisha hyri me shpejtësi në ndërtesë, u ngjit në katet e sipërme dhe mori në krahë gjyshen e tij, duke e nxjerrë të sigurt jashtë. Përveçse shpëtoi të moshuarën, ai trokiti dhe ra zilet e apartamenteve të tjerë, duke paralajmëruar fqinjët për rrezikun e menjëhershëm dhe duke ndihmuar në evakuimin e tyre.

Falë ndërhyrjes së tij të guximshme, u shmang një tragjedi e madhe. Sipas mediave italiane, në total 100 persona u evakuuan nga ndërtesa.
Gjestin e tij heroik e ka vlerësuar edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka shprehur publikisht mirënjohje ndaj të riut kosovar për guximin dhe humanizmin e treguar.

Albion Berisha, shqiptari i Kosovës, u bë shembull frymëzimi në Itali, duke dëshmuar edhe një herë se në momentet më të vështira, aktet e guximit dhe humanizmit mbeten të paharrueshme.

Written by: Daors Media

Rate it

Similar posts

Sociale

Shoqëri që e ka humbur moralin:

Më bën përshtypje si u katandis shoqëria sot. Morali i shoqërisë është shumë i ulët. Gra e burra që të japin mend e të bëjnë moral i gjen të ngujuar duke parë emisionin “Për’puthen”. Po ku ka moral ai apo ajo që ndjek të tilla emisione? Morali nuk është në […]

todayOctober 8, 2026