Your dedications
Currently there are no new dedications

Sociale

Miliardat nga taksat tona “bllokojnë” tubacionet e kanalizimeve dhe ujësjellsave, uji përmbyt rrugët dhe shtëpitë në qytetet tona.

todayAugust 31, 2025 8

Background
share close

Çdo vit qeveria shqiptare alokon miliona euro nga paratë publike për ujësjellsat në vend që po ashtu nga ana tjetër arkëtojnë miliona euro nga tarifat e ujit.
Në 2024 qeveria shqiptare dha 8.8 miliardë leke për ujësjellësat, teksa në 2023, kjo shifër ishte 6.3 miliardë lekë.

Por pavarësisht kësaj sa herë ka reshje rrugët e qyteteve tona përmbyten nga uji pasi rrjeti i kanalizimeve nuk është eficent dhe investimet e pjesshme dhe provizore që nuk kolaudohen shkojnë dëm, duke bërë që qytetarët dhe bizneset të paguajnë faturën e rëndë të përmbytjeve.

Ujësjëllësat që marrin pjesën e luanit nga fondet publike janë ato të Tiranës, Durrësit, Vlorës, teksa sot situata në Vlorë, Durrës, Lezhë, Tiranë e Fier është dramatike sa i përket përmbytjeve.

Në Durrës zona pranë stadiumit “Niko Dovana” si çdo herë kur ka reshje vijon të jetë dramatike ku uji ka pushtuar rrugë, trotuare dhe katet e para të banesave dhe bizneseve.

Në Durrësin e ri ka situatë kritike ku uji ka depërtuar në banesa.

Në Vlorë situata është tejet e rënduar pasi investimet që do duhej të shkonin për kanalizime kanë shkuar për stolat inteligjentë.

Uji ka mbuluar rrugët kryesore të qytetit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për mijëra sipërmarrje në qytetin bregdetar.

Në Lezhë, kryesisht në qytet dhe zonat rurale uji mbretëron në rrugë dhe ndonëse situata përsëritet asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e përmbytjeve masive.

Në Tiranë masat janë paralajmëruar në rrjetet sociale, por në terren situata paraqitet e vakët, pasi pemët e rrëzuara kanë bllokuar rrugët nga qendra në periferi dhe deri tani në terren ka dalë vetëm armata e fotografëve.

Written by: Daors Media

Rate it