Your dedications
Currently there are no new dedications

Sociale

Tradhëtia nuk ndodh rastësisht: Është zgjedhje:

todayAugust 30, 2025 6

Background
share close

Kur ndershmëria paragjykohet dhe dashuria mashtrohet

Në një kohë kur dashuria është kthyer në dekor për rrjete sociale dhe marrëdhëniet shpesh ndërtohen mbi interesa, jo mbi ndjenja të vërteta, shtirja është bërë normë, e jo përjashtim. Njerëzit mashtrojnë me fjalë të ëmbla, duke luajtur rolin e partnerit ideal, ndërsa në heshtje ndjekin qëllime krejt të tjera.

Tradhtia nuk ndodh rastësisht – është zgjedhje. Dhe kur ndodh brenda një familjeje, ku njëra palë jep zemrën e tjetra mashtron, pasojat janë të rënda: ndahen jo vetëm rrugët, por edhe dinjiteti, fëmijët dhe paqja shpirtërore.

Një tjetër realitet i hidhur është paragjykimi ndaj grave që përfaqësojnë virtyt: ato që janë të bukura, me kulturë, edukatë dhe moral, shpesh përjashtohen ose etiketohet si “të ftohta” vetëm sepse nuk bëhen pjesë e bisedave boshe apo sjelljeve sipërfaqësore. Por të mos pranosh mesataren nuk është arrogancë – është vetëvlerësim.

Të jesh e drejtë, e ndershme dhe të kërkosh të njëjtën gjë nga të tjerët nuk është dobësi – është standard. Jo të gjithë kanë guximin ta përballojnë këtë standard, prandaj të sulmojnë, të përgojojnë, apo thjesht të përjashtojnë.

Dashuria e vërtetë ende ekziston – por kërkon durim, maturi dhe sidomos guximin për të mos pranuar më pak se sa meriton

Nga VERA GJONAJ

Written by: Daors Media

Rate it

Similar posts

Sociale

Shoqëri që e ka humbur moralin:

Më bën përshtypje si u katandis shoqëria sot. Morali i shoqërisë është shumë i ulët. Gra e burra që të japin mend e të bëjnë moral i gjen të ngujuar duke parë emisionin “Për’puthen”. Po ku ka moral ai apo ajo që ndjek të tilla emisione? Morali nuk është në […]

todayOctober 8, 2026 5