Your dedications
Currently there are no new dedications

Opinion

Po Dibrës: Jo Skavicës:

todayJuly 12, 2025 8

Background
share close

EUROPIAN I KERKON QEVERISE SHQIPTARE TE BRAKTISE PROJEKTIN E HIDROCENTRALIT TE SKAVICES
Me date 09 Korrik 2025, parlamenti Europian miratoi me shumice votash progres raportin e Komisionit Europian mbi Shqiperine per vitin 2023/2024. ku ne piken 58, i kerkon Shqiperise tekstualishit (2025/2017(INI)):
U bën thirrje autoriteteve shqiptare të përcaktojnë dhe menaxhojnë në mënyrë efektive zonat kryesore të mbrojtura për mbijetesën e specieve kritike të rrezikuara, në veçanti rrëqebullit të Ballkanit, duke përfshirë programet gjithëpërfshirëse të monitorimit të biodiversitetit, dhe të zbatojnë dhe zbatojnë në mënyrë strikte legjislacionin kundër gjuetisë së paligjshme; i kërkon Shqipërisë të braktisë planet për hidrocentralin e Skavicës në lumin Drin i Zi, duke pasur parasysh ndikimet e tij të rënda ekologjike, sociale dhe kulturore, duke përfshirë zhvendosjen e komuniteteve lokale.
(ENGLISH VERSION) Calls on the Albanian authorities to designate and effectively manage key protected areas for the survival of critically endangered species, in particular the Balkan lynx,
including through comprehensive biodiversity monitoring programmes, and to
implement and strictly enforce anti-poaching legislation; urges Albania to abandon the
plans for the Skavica hydropower plant on the Black Drin river, given its severe
ecological, social and cultural impacts, including the displacement of local
communities.
I bejme thirrje qeverise te mos e zgjase me, terhiqe e mos e keput, por te marre nje vendim perfundimtar per ta mbyllur kete projekt si jo i mundeshem, per shkak te demeve te pa-riparueshme qe shkakon, deme keto qe per vite me radhe, theksohen edhe ne raport progreset e Komisionit Europian per Shqiperine, Ky projekt jo vetem qe ka ndikim te shumefishte negativ, por eshte i zevendesueshem me burime alternative energjie me me pak pasoja, alternativa qe theksohen edhe ne rezoluten e miratuar nga keshilli bashkiak Diber, me shumice votash, qe po e ri-sjellim ne vemendje, per te vene ne dukje sintonine qe ekziston mes dy rezolutave,
I bejme thirrje Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise si dhe KESH, te marrin hapa te metejshme per ta nderprere kete projekt, sipas thirrjeve jo vetem te komunitetit por edhe te parlamentit europian. Kjo do te ishte ne perputhje me vullnetin e shumices se banoreve dhe shqiptareve kudo qe jane, qe e kane treguar me rezistence disa vjecare, me peticione, protesta kudo brenda dhe jashte vendit, me cuarjen e ceshtjes ne gjykaten kushtetuese dhe ngritjen e padise prane SPAK per shkelje te mundshme te ligjit. Veme ne dukje se sipas vete analizes qe ka kryer Enrst&Young, kompania qe u mor per te kryer studimin e tregut per mundesine e financimit te ketij projekti, del qe shumica e bankave dhe enteve financuese, publike dhe jo publike te kontaktuar, nuk e shohin te mundshem, feasible, kete projekt, por te gjithe kane kerkuar te mbulohen risqet nga vete Shqiperia, minimalisht me garanci sovrane. Kjo skeme jo vetem eshte e komplikuar por ne afat gjate, nuk ka asnje garanci, dhe eshte kjo arsyeja pse keto ente kane hezituar te shprehin interes per kete projekt.
Tani eshte koha per ti dhene nje mundesi frymemarrje rajonit dhe per te inkurajuar investime ne agro-turizem dhe kudo, per te shfrytezuar ne maksimum mundesite qe Dibra ofron. Dibra jone historike, me trashegimi te pasur, nuk mund te mbetet peng i projekteve fantazem pa perspektive qe e zhysin ate nen uje dhe e denojne pergjithmone ne erresire,
Ne nuk jemi pergatitur per te braktisur vendlindjen tone ne asnje moment dhe u bejme thirrje te gjithe Dibraneve ta tregojne veten, duke e kundershtuar kete projekt ne cdo moment qe ju jepet mundesia. Le ta cojme zerin tone prane vendimarresve, te cilet duhet ta degjojne mire ate.
Le te nderpritet ky projekt, per te mos u hapur me asnje tjeter I ngjashem qe kercenon te tashmen dhe te ardhmen e nje rajoni te tere!
Kundershtimi ndaj Diges se Skavices
Ferzileta Gjika TV Bulqiza

Written by: Daors Media

Rate it