Your dedications
Currently there are no new dedications

Botë

Gjermania qartëson qëndrimin e saj:

todayJune 23, 2025 10

Background
share close

Gjermania mbështet Izraelin dhe Amerikën
Gjermania e ka mbështetur dhe mbështet qartë ndërhyrjen e Amerikës në Iran, por edhe ate që ka filluar Izraeli në Iran.
Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) tha sot se ai “ka mirëkuptim për sulmin amerikan ndaj bazave bërthamore në Iran”.
“Nuk ka kurfarë shkaku të kritikojmë ndërhyrjen e Amerikës. E nuk ka kurfarë shkaku të kritikojmë as ate që ka filluar Izraeli para disa ditësh”, theksoi Merz, në një takim me përfaqësuesit e industrisë.
Aksionet e Amerikës nuk janë pa rrezik, por gjërat nuk mund të mbeten ashtu siç kanë qenë në Iran, tha ai.
Merz është i vetëdijshëm se ekziston rreziku i përshkallëzimit por është optimist se kjo nuk do të ndodh.
Ndërsa sa i përket mundësisë së mbylljes së kalimit në Hormus, ku kalon rreth 20% e naftës dhe gazit botëror, kancelari tha se është i vetëdijshëm për pasojat e mundshme, por shpreson që nuk do të ndodhë.
Gjermania edhe në reagimet e tjera është vënë shumë qartë në anën e Amerikës dhe Izraelit.

Written by: Daors Media

Rate it