play_arrow
Daors Radio
SHBA-ja ka përdorur avionë luftarakë B-2 në sulmet ajrore kundër objekteve bërthamore në Iran.
Për herë të parë këta avionë janë përdorur në luftën e Kosovës, për bombardimin e forcave serbe.
Ata konsiderohen ndër më modernët në botë.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth dhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët Dan Caine e konfirmuan në Uashington se në sulme
Kanë marrë pjesë shtatë bombardues B-2, gjatë Operacionit “Midnight Hammer”.
Mbi tri qendrat bërthamore në Fordo, Natans dhe Isfahan janë hedhur 14 bomba GBU-57 që shkatërrojnë bunkerë në thellësi të mëdha nën tokë.
Hegseth tha se sulmet e SHBA-së ishin një “sukses i jashtëzakonshëm”.
Ato ishin sulme të fuqishme dhe të sakta, u tha ai gazetarëve. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk mund ta kishte bërë një sulm të tillë, tha Hegseth.
Ai theksoi se sulmi nuk ishte i drejtuar kundër popullit iranian apo forcave të armatosura iraniane.
Ndaj në sulme nuk ka pasur të vdekur.
Hegseth gjithashtu përsërit paralajmërimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se ushtria amerikane do të reagojë “shpejt dhe me vendosmëri” nëse Irani guxon të sulmojë objektivat e SHBA-së në rajon.
Irani ka kërcënuar edhe Amerikën, por deri tani nuk ka përpjekje për sulme.
Por janë sulmuar me dhjetarë raketa objektivat në Izrael.
Ndërkohë Rusia dhe Kina kanë denuar sulmet amerikane. Por nuk pritet ndonjë mbështetje serioze e Iranit.
Ministri i Jashtëm i Iranit nesër pritet në Moskë…
Written by: Daors Media
Copyright Daors Media - Developed by Bledi Orhani