Your dedications
Currently there are no new dedications

Politikë

Shqipëria për dy dit qendra e Evropës:

todayMay 15, 2025 16

Background
share close

Për herë të parë Shqipëria është mikpritëse e Samitit të 6-të Komunitetit Politik Europian. Nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet-bashkëpunim-veprim i përbashkët” mblidhen në Tiranë liderë nga 47 vende europiane, mes tyre kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron, presidentja e KE, Ursula von der Leyen e politikanë të tjerë. Samiti që mbahet më 15 dhe 16 maj fillon sot me një darkë pune.
Komuniteti Politik Europian përbëhet nga 27 shtete anëtare të BE-së dhe 20 vende partnere dhe është një platformë joformale për të diskutuar çështjet gjeostrategjike. Takimi zhvillohet një ditë pas bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në Turqi e pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Zelensky.
Ideja e forumit të ri në Europë erdhi nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në maj 2022, ai foli për një “hapësirë të re për bashkëpunim politik, siguri dhe bashkëpunim”. Forumi u krijua si përgjigje e luftës ndaj agresionit rus në Ukrainë. Ai synon të tregojë se Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia janë të izoluar në Europë.

Written by: Daors Media

Rate it